Recitim i Surah Ar-Rahman në gjuhën shqipe nga Omar Hisham Al Arabi, duke theksuar begatitë dhe mëshirën e Zotit.
Ask about this video. Answers come from its transcript only — with the timestamp, so you can check them.
Generated from the transcript and can be wrong — check the timestamp.
Key Takeaways
- Zoti është Mëshiruesi dhe Krijuesi i gjithçkaje.
- Gjithë krijimi tregon drejtësinë dhe mëshirën e Zotit.
- Njerëzit dhe xhinët do të japin llogari për veprat e tyre.
- Shpërblimet dhe dënimet janë të qarta dhe të përshkruara në Detin e Gjykimit.
- Mirësitë e Zotit janë të shumta dhe nuk duhet të mohohen.
What the video covers
- Surah Ar-Rahman fillon me lavdërimin e Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit.
- Përshkruhen krijimet e Zotit si njeriu, yjet, bimët, dielli dhe hëna.
- Theksohet drejtësia dhe balanca që Zoti ka vendosur në botë.
- Përmenden dy detet që nuk përzihen dhe pasuritë që nxirren prej tyre.
- Shpjegohet fundi i gjithçkaje në tokë dhe mbijetesa vetëm e Zotit të madhëruar.
- Njerëzit dhe xhinët do të përgjigjen për veprat e tyre në Ditën e Gjykimit.
- Përshkruhen dënimet në Xhehennem për kriminelët dhe shpërblimet në Xhennet për të devotshmit.
- Përshkrimi i Xhenneteve me pemë, burime dhe gra të ndershme.
- Përsëritet pyetja retorike: 'E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?' për të nxjerrë në pah mirësitë e Zotit.
- Video përfundon me lavdërimin e emrit të Zotit, të madhëruar dhe të nderuar.
Chapters
- 00:00Hyrje dhe krijimi i njeriut
- 00:53Yjet, bimët dhe drejtësia hyjnore
- 01:22Toka dhe krijesat e saj
- 01:54Krijimi i njeriut dhe xhinëve
- 02:31Dy detet dhe pasuritë e tyre
- 03:03Zhdukja e gjithçkaje dhe mbijetesa e Zotit
- 04:18Llogaria për njerëzit dhe xhinët
- 05:10Dënimet në Xhehennem
- 07:24Shpërblimet në dy Xhennete
- 09:15Përfundimi dhe lavdërimi i Zotit
Full Transcript — Download SRT & Markdown
Speaker A
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur’anin. E krijoi njeriun.
Speaker A
Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
Speaker A
Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
Speaker A
Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
Speaker A
Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.
Speaker A
Edhe drithi me kashtën e tij, edhe bimët aromatike (ose ushqyese). E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
Speaker A
Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
Speaker A
E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni? Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
Speaker A
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
Speaker A
Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
Speaker A
Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
Speaker A
Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’udërthehen rema e shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni? Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
Speaker A
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.
Speaker A
Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
Speaker A
E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
Speaker A
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!
Topics:Surah Ar-RahmanKur’an në shqipOmar Hisham Al Arabirecitim islammëshira e Zotitkrijimi i njeriutXhennet dhe Xhehennemmësimet islamefalënderime Allahutduke recituar Kur’anin











