**Surah Ar-Rahman (Be Heaven) سورة الرحمن — Transcript & Summary | SozAI**
Source: https://sozai.app/transcript/surah-ar-rahman-be-heaven/

Recitim i Surah Ar-Rahman në gjuhën shqipe nga Omar Hisham Al Arabi, duke theksuar begatitë dhe mëshirën e Zotit.

## Key Takeaways

- Zoti është Mëshiruesi dhe Krijuesi i gjithçkaje.
- Gjithë krijimi tregon drejtësinë dhe mëshirën e Zotit.
- Njerëzit dhe xhinët do të japin llogari për veprat e tyre.
- Shpërblimet dhe dënimet janë të qarta dhe të përshkruara në Detin e Gjykimit.
- Mirësitë e Zotit janë të shumta dhe nuk duhet të mohohen.

## What the video covers

- Surah Ar-Rahman fillon me lavdërimin e Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit.
- Përshkruhen krijimet e Zotit si njeriu, yjet, bimët, dielli dhe hëna.
- Theksohet drejtësia dhe balanca që Zoti ka vendosur në botë.
- Përmenden dy detet që nuk përzihen dhe pasuritë që nxirren prej tyre.
- Shpjegohet fundi i gjithçkaje në tokë dhe mbijetesa vetëm e Zotit të madhëruar.
- Njerëzit dhe xhinët do të përgjigjen për veprat e tyre në Ditën e Gjykimit.
- Përshkruhen dënimet në Xhehennem për kriminelët dhe shpërblimet në Xhennet për të devotshmit.
- Përshkrimi i Xhenneteve me pemë, burime dhe gra të ndershme.
- Përsëritet pyetja retorike: 'E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?' për të nxjerrë në pah mirësitë e Zotit.
- Video përfundon me lavdërimin e emrit të Zotit, të madhëruar dhe të nderuar.

## Chapters

1. 00:00 Hyrje dhe krijimi i njeriut
2. 00:53 Yjet, bimët dhe drejtësia hyjnore
3. 01:22 Toka dhe krijesat e saj
4. 01:54 Krijimi i njeriut dhe xhinëve
5. 02:31 Dy detet dhe pasuritë e tyre
6. 03:03 Zhdukja e gjithçkaje dhe mbijetesa e Zotit
7. 04:18 Llogaria për njerëzit dhe xhinët
8. 05:10 Dënimet në Xhehennem
9. 07:24 Shpërblimet në dy Xhennete
10. 09:15 Përfundimi dhe lavdërimi i Zotit

Answers

## Questions about this video

Çfarë mesazhi kryesor përcjell Surah Ar-Rahman në këtë video?

Surah Ar-Rahman thekson mëshirën dhe begatitë e Zotit, krijimin e gjithçkaje dhe përgjegjësinë e njerëzve dhe xhinëve për veprat e tyre.

Si përshkruhen shpërblimet dhe dënimet në këtë surë?

Shpërblimet për të devotshmit përfshijnë dy Xhennete me pemë, burime dhe gra të ndershme, ndërsa dënimet për kriminelët përfshijnë zjarrin e Xhehennem.

Pse përsëritet shpesh pyetja 'E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?' në këtë recitim?

Kjo pyetje retorike përdoret për të kujtuar njerëzit dhe xhinët për mirësitë e shumta të Zotit dhe për t'i nxitur ata të mos i mohojnë ato.

## Full Transcript — Download SRT & Markdown

00:21

Speaker A

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur’anin. E krijoi njeriun.

00:42

Speaker A

Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.

00:53

Speaker A

Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.

01:08

Speaker A

Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!

01:22

Speaker A

Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.

01:38

Speaker A

Edhe drithi me kashtën e tij, edhe bimët aromatike (ose ushqyese). E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?

01:54

Speaker A

Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.

02:15

Speaker A

E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.

02:31

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni? Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.

02:47

Speaker A

Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

03:03

Speaker A

Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

03:20

Speaker A

Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

03:40

Speaker A

Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!

03:56

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).

04:18

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).

04:34

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.

05:10

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’udërthehen rema e shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.

05:35

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.

06:00

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.

06:26

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni? Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.

06:54

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.

07:15

Speaker A

Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.

07:24

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete.

07:44

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.

08:03

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.

08:19

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.

08:37

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.

09:06

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.

09:37

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).

09:57

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!

10:17

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.

10:35

Speaker A

Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.

11:19

Speaker A

E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.

11:45

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.

12:04

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.

12:21

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).

12:45

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.

13:11

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.

13:35

Speaker A

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!

Topics: Surah Ar-Rahman Kur’an në shqip Omar Hisham Al Arabi recitim islam mëshira e Zotit krijimi i njeriut Xhennet dhe Xhehennem mësimet islame falënderime Allahut duke recituar Kur’anin


---
This is the markdown twin of https://sozai.app/transcript/surah-ar-rahman-be-heaven/ — the same content, without the markup.
Published by SozAI (https://sozai.app). Reuse and quotation are allowed with attribution and a link back.
Machine-readable index: https://sozai.app/llms.txt · data API: https://sozai.app/api/
